Makina humb kontrollin dhe përfundon në lumë

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Raportohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ka qenë i vetëm në automjet.