Makina përplas motoristin, humb jetën 66-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e kësaj të marte, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Kavajë. Një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi 66-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.