Makina përplas për vdekje këmbësorin. Emrat

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Maliq, ku një makinë ka përplasur këmbësorin, shkruajne mediat shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17.20, në aksin rrugor Korç-Pogradec. Një mjet tip “Audi” i drejtuar nga Amarildo Rrushi, ka përplasur kalimtarin Festim Zaçellari 64-vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen në vend.

Shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.