Makina rrokulliset disa metra jashtë rrugës, vdes një 17-vjeçar
Një aksident i rëndë që ka ndodhur pask momente më parë, ka përfunduar me humbjen e jetës së një 17-vjeçari.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 17:00, një automjet ka rënë disa metra poshtë rrugës në zonën e Trebishtës.
Si pasojë ka humbur jetën F. P., 17 vjeç, kurse është dëmtuar rëndë E. T., 20 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë akoma.

