Makinat përplasen kokë më kokë, humbin jetën 4 të rinj, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë me katër viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në Bari.

Në aksident janë përfshirë dy makina, një Renault Scenic dhe një Opel Corsa të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Katër viktimat ishin në bordin e automjetit Opel, i cili përfundoi përtej rrugës, përcjellë abcnews.al

Zjarrfikësit që kanë ndërhyrë në vendngjarje kanë nxjerrë edhe dy persona të plagosur rëndë nga mjetet e shkatërruara.

Sipas mediave mësohet se 4 viktimat ishin të moshës nga 16 deri në 27 vjeç.

Dy të plagosurit janë të dy të shtruar në spital, në gjendje të rëndë për veten. (foto ilustrim).