Mali i Çikës po digjet flakë
Mali i Çikës po vazhdon të digjet ndërkohë që situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.
Banorët raportojnë se flakët janë duke përparuar në drejtim të fshatit Dhërmi.
Kjo vatër zjarri është aktive prej dy ditësh.
Ndërkohë, drejt zonës janë nisur edhe disa efektivë të zjarrfikëses së Himarës, por ende asnjë rezultat.
Tashmë është djegur një pjesë e pyjeve me shkurre. (foto ilustrim)

