Mali i Zi u godit prapë nga një tërmet tjetër në orët e para të mëngjesit
Një tërmet tjetër godet Malin e Zi në orët e para të mëngjesit, në zonën e Nikshiqit.
Tërmeti u regjistrua nga Qendra Evropiane Sizmologjike e Mesdheut, ndërsa ky tërmet ishte më i butë në krahasim me tërmetin para dy ditëve.
Sipas të dhënave të kësaj qendre, tërmeti i fundit që goditi Malin e Zi është i shkallës 3.6 ballësh.

