Malisheva e Gjilanit siguron bukën e Ifatrit për familjet nevojtare
Të gjitha familjet e Malishevës, të cilat kanë nevojë për bukë, mund ta marrin atë gratis në furrën e fshtit. Obligimet për bukën e iftarit i merr përsipër Këshilli lokal si dhe shoqata Malisheva, ka thënë Latif Maliqi, kryetar i fshatit.
‘Duke e vazhduar traditën tashmë të njohur në fshatin tonë, edhe sivjet, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Këshilli i fshatit, në bashkpunim me Ahmet Shabanin dhe Samet Halimin, pronarë të furrës “Malisheva” në Malishevë, për të gjitha ato familje që kanë nevojë dhuron bukë për Iftar. Obligimet i merr Këshilli i fshatit dhe Shoqata Malisheva”, ka shkruar Maliqi, duke i uruar besimtarët që të kenë agjërim të lehtë.

