Malisheva, Uglari, Capari e Llashtica i japin mbështetje masive Arbër Ismajlit

Arbër Ismajli, kandidat për kryetar Komune nga LDK, dy vizitat e fundit i ka realizuar në Malishevë, Uglar, Capar dhe nê Llashticë, ku ka marrë mbështetje të gjerë në garën për të parin e Gjilanit.

Postimi i plotë për të dyja takimet:

Një mbrëmje e paharruar me qytetarët e Malishevës, Malishvës së Epërme, Uglarit dhe Caparit!

🙏🏼Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe që na dhatë.

Këmbëngulësia juaj për kauzë dhe besimi na japin forcë edhe më shumë që bashkë me ju ta jetësojmë përpara rrugën e fitores!

Bashkë jemi të pandalshëm.

Bashkë do ta fitojmë betejën për të qeverisur me bashkëqytetarët.
………….
Mbrëmë, së bashku me mikun tim Artan Cani, kandidat për Kuvendin Komunal dhe kryetarin e nëndegës z. Ekrem Hasani patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e nderuar të Musli Ramushit në Llashticë.

🙏🏼Një falënderim i veçantë për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e sinqertë, që na dha vullnet e besim për rrugën tonë të përbashkët drejtë Gjilanit të ri.

Gjilani ka zemër të madhe, dhe kjo zemër rreh fuqishëm në çdo shtëpi e në çdo lagje të saj.

Ecim bashkë për fitore!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113