“Malli për ty babë”: I biri kujton gazetarin Bedri Sadiku

Tre vjet më parë, u nda nga kjo botë në moshën 65-vjeçare gazetari Bedri Sadiku, i cili një jetë të tërë punoi në të përditshmen Rilindja.

Bedriu, pos në redaksinë qendrore të gazetës, ka punuar e raportuar për Rilindjen edhe nga Gjilani, Lugina e Preshevës, Tirana e Shkupi.

Ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në të gjitha trevat shqiptare e sidomos në Maqedoni e Luginë dhe vazhdimisht i nxori në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.

Bedri Sadiku është lindur në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë (Gjilan), Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu kishte arritur ta dërgonte Rilindjen në Luginë edhe gjatë kohës së luftës, duke rrezikuar edhe jetën e tij, vetëm e vetëm që shqiptarët atje të mos mbeteshin në terr informativ.

Bedriu la pas vete një familje të mrekullueshme, bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, bashkë me shumë nipa e mbesa.

Djali i tij, Kushtrimi, ka bërë një dedikim për Bedriun në trevjetorin e ndarjes nga jeta.

“Malli për ty babë çdo ditë e më i madh! Në trevjetorin e përjetësimit tënd, të kujtoj me shumë dashuri dhe mallëngjim! Shpirti yt bëftë dritë në parajsën e padkajshme!”./Mediafokus.