Maqedonia e Veriut paralajmëron rikthimin e ‘orës policore’
Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi sot për masat të cilat nesër me procedurë të shkurtër do të dërgohen në Kuvend për miratim, raportojnë mediat e atjeshme.
Filipçe me këtë rast apeloi te qytetarët që të respektojnë masat, në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore.
“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe online, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikojë në uljen e numrit të të infektuarve”, ka thënë.
“Situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

