Maqedonia e Veriut regjistron 25 të vdekur dhe 1.128 të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut edhe të shtunën janë regjistruar shifra të larta të viktimave dhe të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 25 viktima, 1.128 të infektuar dhe 707 të shëruar në 24 orët e fundit, nga testimi i 3.109 mostrave.

Viktimat janë: 6 në Shkup, 4 në Kumanovë, nga 3 në Tetovë dhe Prilep, nga 2 në Gostivar dhe Veles kurse nga 1 në Strumicë, Krushevë, Shtip, Kavadar dhe Manastir.

Sipas raportit të publikuar, nga 53,631 persona të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 1.487 e kanë humbur jetën, 31.659 pacient; janë shëruar ndërsa numri rasteve aktive arrin në 20.485 persona.

Numri i personave që po trajtohen në spitalet e vendit ka arritur në 1.292 persona, shumë prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi.

Shtabi i krizës në mbledhjen e parë pas shpalljes së gjendjes së krizës ka diskutuar mundësinë e angazhimit të Armatës në ruajtjen e institucioneve shëndetësore.