Maqedonia nuk lejon dasma në ambiente të mbyllura
Maqedonia e Veriut, për dallim nga Kosova, nuk do të lejojë dasmat në ambiente të mbyllura, shkaku i pandemisë COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se ende jemi larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona, transmeton TV21.
Me lirimin e masave, organizimi i dasmave në aminete të hapura lejohet deri në 1000 persona.

