Marko Van Basten, kandidat për të marrë drejtimin e përfaqësues së Kosovës në futboll
Legjenda e futbollit botëror, Marko Van Basten, është një nga kandidatët me të cilin po negociohet këto ditë për të marrë drejtimin e përfaqësues së Kosovës në futboll.
Basten është një personazh nga më të njoghurit e botës së futbollit, edhe pse eksperiencat e tij si trajner nuk kanë qenë ndër më të suksesshmet.
Ai drejtoi për 5 vite (2004-2009) Holandën, duke u larguar mes polemikave, ndërsa më pas drejtoi Ajaksin, Herenvenin dhe Alkmarin, ky qëndroi një vit si asistent, ashtu si edhe te Holandën në vitin 2016.
Që atëherë, ai ka qenë drejtor teknik i FIFA-s, por në Federatën e Futbollit të Kosovës janë të bindur se mund ta kthejnë përsëri në pankinë “mjellmën e Utrehtit”.

