Martin Berishaj: Grusht shteti nuk kalon
Profesori i njohur i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Martin Berishaj, ka komentuar mbi zhvilimet e fundit në Kosovë, duke thënë se “Grushtshteti nuk kalon”.
Ky është postimi i tij:
NO PASARAN COUP D’ETAT!
(apo grusht shteti nuk kalon!)
Zbehja e fuqisë së Presidentit Thaçi duket se ndodhi në takimin me Kryeministrin Kurti të premten me 13 dhe vazhdimi i asaj zbehje ndodhi me miratimin e Rezolutës per dialogun me Serbine që e miratoi Parlamenti i Kosovës.
Ishte vetem çeshtje dite se si dhe ne çfare forme do te tentoje të rikthej pozicionin e vetë Presidenti Thaçi brenda kësaj kohe?
Pa dyshim ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme te cilën unë do ta quaj sprovë e grusht shtetit të cilën masë Qeveria Kurti nuk ia lejoi.
Grusht shtet nënkupton kategori jo kushtetuese që ka për pasojë ndërrimin e pushtetit me ndihmën e ushtrisë, si rrjedhojë e jo stabilitetit shoqërorë të institucioneve të shtetit.
Realizimi i grusht shtetit ka per qellim vendosjen e kontrollit sa me të shpejtë mbi sistemin e sigurisë (mbi ushtrine, policine dhe shërbimin informativ) si dhe mbizotërimin e kontrollit mbi media në shtet.
Qeveria e Kosoves ka per detyre qe kete gjendje te pandemise se virusit Korona ta menaxhoje me masa sa me strikte.
Prandaj, kujdes dhe pa panik!

