Martin Berishaj për Vjosa Osmanin: Të bën të mburresh me të

Ambasadori të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj,i cili së fundi u përmendur në një skandali financiar ne Slloveni, ishte krahu mbeshtetesise i presdientes Vjosa Osmani.

Në ditë kur Osmani mori postin e presidentes Berishaj e kishte quajtuar presidente të denjë dhe se mburrej me të.

“Kosova sot u bë me Presidente dr.Vjosa Osmanin. Presidente e dënjë dhe e devotshme që te bën të mburresh me të. Së bashku na priftë e mbara!”, kishte shkruar Berishaj.

Lidhja ngushtë e Osmanit dhe Berishës ka bërë që presidentja ta mbrojë publikisht ambasadorin edhe pas skandalit.

Emri i ambasadori të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është ndër më të përmendurit që nga mbrëmja e ditës së enjte, në prag të zgjedhjeve në Slloveni. Kjo pasi në një raportim të televizionit slloven Planet Tv, Berishaj është përmendur në kuadër të një skandali financiar, në të cilën Planet Tv thotë se është i përfshirë edhe politikani slloven, Robert Golob, i projektuar si kundërshtari kryesor i kryeministrit aktual të Sllovenisë, Janez Jansha. Siç ka raportuar Planet TV, ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, ka pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se Berishaj i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë Golobit.