Masa e radhës e Gjilanit, të mërkurën pastrohen rrugët e qytetit
Komuna e Gjilanit të mërkurën do të fillojë me pastrimin e të gjitha rrugëve të qytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.
“Përpos masave tjera që ka marrë kryetari Lutfi Haziri, si masë preventive ndaj coronavirusit, nga nesër do të fillojmë edhe më pastrimin e rrugëve të qytetit. Është urdhëruar kompania që ta bëjë këtë. Për një Gjilan të shëndoshë”, ka thënë Korça./Mediafokus.info/


 
 
						 
						