Masat e izolimit shkurtojnë jetën tonë për 10 vjet?

Matematicientët dhe psikologët po llogarisin se humbjet nga masat kundër koronavirusit janë më të mëdha se sa përfitimet. Të paktën nga ajo që ka ndodhur deri tash.

Shkaku i bllokimit, në Zvicër, llogaritet se secili person do t`i humb afer dhjetë vjet jete.

Profesori i Matematikës në Gjilan, Defrim Musliu, i cili ka formuar një grup proteste kundër masave të izolimit, thotë se një studim në Zvicër në lidhje dëmin psikologjik që kanë masat e bllokimit ka nxjerrë të dhëna shqtësuese.

Më se 170‘000 njerëz do të humbasin nga 9.8 vjet jetë secili për shkak të bllokimit, kurse me koronavirus kanë vdekur 1600 njerëz.

Duke ditur se në Kosovë i kemi masat shumë më të rrepta, duke ditur se kemi krizë politike, duke ditur se kemi krizë juridike, krizë ekonomike, presion psikologjik nga Serbia, Rusia, etj, mundemi shumë lehtë të nxjerrim një përfundim të thjeshtë:

Masat e bllokimit kanë shkatërruar psikologjikisht minimum 10% të popullatës dhe rrjedhimisht ia kanë shkurtuar jetën minimum për 10 vjet.

Në Kosovë „me koronavirus“ kanë vdekur 22 njerëz, thotë ai./mediafokus.info