Mashtrim, dy personave ua shet të njëjtën banesë

Një person më Prishtinë është arrestuar për mashtrim pasi të njëjtën banesë ua kishte shitur dy vetave.

Prishtinë 01.08.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull  kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)