Mashtrim: U mori 19.500 euro në këmbim të vizave
Një person është arrestuar për mashtrim pasi nga dy burra kishte marrë para në këmbim të vizave sllovene.
Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 2020 Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

