Mashtrohet prishtinasja, i tërhiqen nga llogaria 20 mijë euro

Një grua në Prishtinë është mashtruar nga një person i panjohur i cili ka kryer blerje online nga llogaria e saj në shumë prej 20 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë, 18.05.2022-01:20. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.