Mashtroi se kishte koronavirus, i shkaktoi kompanisë 100 mijë dollarë dëm

Një 35-vjeçar u shpall fajtor pasi mashtroi punëdhënësin e tij duke i thënë se ishte infektuar me koronavirus.

Pasi Santwon Antonio Davis njoftoi pronarin e tij në muajin maj se kishte koronavirus, kompania ku ai punonte u mbyll, dhe punonjësit u paguan edhe pse nuk shkonin më në punë.

Kjo i kushtoi korporatës më shumë se 100 000 dollarë dhe detyroi punonjësit e tjerë dhe familjet e tyre të karantinoheshin, shkruan A2CNN.

“I pandehuri i shkaktoi humbje të panevojshme ekonomike punëdhënësit të tij dhe shumë shqetësime për bashkëpunëtorët e tij dhe familjet e tyre”, tha avokati i kompanisë.

Gjatë hetimit për këtë çështje, autoritetet zbuluan se kjo nuk ishte hera e parë që Davis mashtronte.

Ai po ashtu kishte paraqitur dokumente false për të përfituar para nga kompania për vdekjen e të birit, edhe pse nuk kishte fare fëmijë.

Rasti i tij po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit, ndërsa dënimi nuk është përcaktuar ende.