Maskat anti-Covid po përdoren edhe për qëllime kriminale
Maskat anti-Covid po përdoren edhe për qëllime të këqija, siç është rasti në Prishtinë, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën veturës së një femre.
Prishtinë 18.04.2021-02:09. Raportohet se i është djegur automjeti në afërsi të shtëpisë ankueses femër kosovare. Dyshohet se dy persona me maska antikovid me kapela qëllimisht ia vejnë flakën veturës me targa KS. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

