Maskat N95 nuk ofrojnë mbrotje të mjaftueshme
Masakt N95/FFP2 ofrojnë mbrojtje të pamjaftueshme. Meqenëse kjo paraqet një rrezik për shëndetin, importuesi Yoobopo po tërheq produktin, i cili do të shkëmbehet pa pagesë.
Për ta bërë këtë, klientët duhet të kontaktojnë kompaninë importuese.
Maska në fjalë është etiketuar “N95 ose maskë njëpërdorimshe”, tha të enjten kompania importuese dhe qendra këshilluese për parandalimin e aksidenteve.
Efekti i filtrimit të tyre nuk është i mjaftueshëm.
Prodhuesi i maskës është kompania Elis SHPK në Kosovë. Maskat u ofruan në internet.
Produkti nuk duhet të përdoret pasi ekziston rreziku i “dëmtimit të pakthyeshëm të shëndetit”, njoftojnë mediat zvicerane.

