Mateo Messi “çmendet” me golin e babait

Djemtë e Lionel Messi vërtet e kanë shijuar golin e mrekullueshëm nga gjuajta e lirë të babait të tyre në ndeshjen e sontme kundër Granadas. 

Siç mund të shihet nga ky video-inçizim që po qarkullon në internet, Mateo është “çmendur” në festë pas golit nga babai i tij.

Barcelona arriti të sigurojë tri pikë të reja nga kjo ndeshje, duke u ngjitur në vendin e 3-të në tabelë.

Messi realizoi dy gola në këtë takim, ndërkaq dy golat e tjerë u shënuan nga Griezmann./Mediafokus.info/