“Mati fjalët se fjalë mbas fjale nis belaja” – Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickovskit
Fjalimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Shkup, drejtuar një numri të madh qytetarësh, duket se ka elektrizuar masën, raporton Tetovasot
Pjesa ku ai i drejtohet liderit të VMRO-DPMNE-së Mickovskit dëgjohet nga shumë të rinj nëpër vetura që kanë shkëputur atë fragment por edhe ka pushtuar rrjetet sociale.
“Mati fjalët Mickovski, se fjalë mbas fjale nis belaja” – kështu kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ia ka kthyer në të njëjtën monedhë fjalimeve nacionaliste të Mickovskit që shënjestër kanë shqiptarët.
“Hristijan, populli im thotë: gurë mbi hurë bëhet kalaja e fjalë mbas fjale nis belaja”. Mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet akoma buza tamël” u shpreh Ahmeti.
Fronti Europian në sheshin Maqedonia në Shkup mbajti tubimin qendror në prani të mijëra qytetarëve të cilët i japin mbështetjen këtij koalicioni që do të triumfojë më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.

