Mbaron oksigjeni në spital, vdesin 7 pacientë me COVID

Ministri i Shëndetësisë i Jordanisë, Nathir Obeidat, ka dhënë dorëheqje, pasi disa pacientë me COVID-19 ndërruan jetë në një spital sepse mbaroi furnizimi i tyre me oksigjen.

Media shtetërore sot raportoi të paktën shtatë viktima në spitalin e qytetit al-Salt, rreth 20 kilometra (13 milje) në veri të kryeqytetit, Aman.

Kryeministri jordanez Bisher al-Khasaëneh urdhëroi një hetim, ndërsa mbreti Abdullah II mbërriti në spital për të qetësuar familjarët e zemëruar të viktimave, që ishin mbledhur jashtë, shkruan “Al Jazeera“.

Duke denoncuar incidentin, mbreti urdhëroi gjithashtu që drejtori i spitalit të pezullohej.