Mbesa e çon dajën në burg

Një person në Prizren është arrestuar për ‘dhunë në familje’ dhe është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka kanosur mbesën e tij, e cila e ka raportuar rastin në polici.

Prizren 03.09.2021-19:10.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga daja i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.