Mbesa nga Zvicra: Daja Avni je i mirëseardhur, kem me te majt si beg
Jo të gjithë mërgimtarët i ka frikësuar liberalizimi i vizave për kosovarët, të cilëve, më në fund po u hapen dyert e udhëtimit në zonën Shengen.
Dikush edhe i është gëzuar këtij lajmi.
‘Dje erdhi lajmi që prej 01.01.2024 do të levizin kosovaret pa viza.
Ky lajm na preku të gjithëve! Ni dajes tem ja kem borgj me majt secili ka 3 muj si beg! Qka ka hjek me neve veq aj edhe zoti e din!
Kshtu qe zyrtarisht Daja Avni me bashkshorten Bedrije jeni të mirseardhur! E keni Ultra All inklusive.
Ju duam forte dhe nuk jau kem harru ato tmira.
Mbesa nga zvicra.’
Kështu i është adresuar dajës së saj në Bresalc të Gjilanit mbesa Herolinda Avdili Rexhepi./Mediafokus.info
