Mbështetja e prodhuesve vendorë, qeveria ndan 10 milionë euro

Qeveria e Kosovës në mledhjen e sotme ka ndarë 10.43 milionë euro mbështetje për prodhuesit vendorë me qëllim të investimeve të reja. 

Ky vendim është në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive.

Sipas qeverisë, këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financiar që e kanalizon kapitalin e diasporës drejt investimit për ndërtimi dhe zhvillimi të ekonomisë së vendit.