“Mbesim në lidhje”, LDK ‘ia merr zemrën’ VV-së
“Mbesim në lidhje”. Këtë slogan e ka prezantuar sot ministrja në detyrë e Financave nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, shkruan Mediafokus.info.
Ajo që shihet në këtë slogan është logoja me zemër.
Nuk dihet nëse ky do të jetë slogani zyrtar i LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Një slogan me zemër e kishte përdorur edhe Vetëvendosja, në zgjedhjet e vitit 2017.
Këtë slogan me zemër e kishte punuar Fisnik Ismaili, atëbotë deputet i Vetëvendosjes./Mediafokus.info/

