Mbetet shtatzënë nga dhunimi

Një femër në Vushtrri ka ngelur shtatzënë nga dhunimi, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, shkruan Mediafokus.info. Rasti po hetohet si “dhunim”.

Vushtrri 14.12.2020 – 13:40. Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, thuhet në raportin e policisë.