Mbi 1.160 gjoba në trafik brenda javës

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, gjatë periudhës kohore 05.04.2024 – 11.04.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë (1168) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tetë (8) ngasës, ndërkaq janë tërheq nga trafiku 10 motoçikleta, thuhet në njoftim.