Mbi 1.7 milionë vaksina anti-COVID janë dhënë në Kosovë

Më shumë se 1.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19.

Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Gjej sa më parë qendrën tuaj të vaksinimit dhe VAKSINOHU!