Mbi 1 mijë e 800 gjoba në trafik janë shqiptuar nga policia gjatë 24-orëve të fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është njëri ndër shkaktarët e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës.

Një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë nga policia në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1.800 gjoba për kundërvajtësit.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsej 71 aksidente, 26 prej tyre me të lënduar, ndërsa 45 të tjera me dëme materiale.