Mbi 1100 gjoba shqiptohen brenda javës për kundërvajtësit në trafik

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale, gjatë periudhës kohore 28.03.2024 – 04.04.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.119 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 9 ngasësve, thuhet në njoftim.