Mbi 1250 gjoba janë shqiptuar në komunikacion brenda javës

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 17.03.2023-23.03.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë (1259) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete janë konfiskuar tetëmbëdhjetë (18) patentë shoferë, thuhet në njoftim.