Mbi 1340 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 15.12.2023-21.12.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.347 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 24 ngasës, thuhet në njoftim.

Njëherësh, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.