Mbi 1380 gjoba në trafik brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë, gjatë periudhës kohore 19.01.2024-25.01.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.389 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete në hetimin e një aksidenti të trafikut me fatalitet, 11 aksidenteve me dëme materiale, 3 aksidenteve me të lënduar si dhe janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 12 ngasës, thuhet në njoftim.

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë në shkolla, policia në Gjilan ka zhvilluar aktivitete të ndryshme me nxënës, sidomos të shkollave që janë afër rrugës, me qëllim njoftimi rreth rregullave themelore të trafikut dhe sjelljes së sigurt në rrugë, inkurajimit për përdorim të trotuareve dhe kufizimi në përdorimin e rrugës vetëm atëherë kur është e nevojshme, shtegtimi i rrugës në vendkalime të shënjuar për këmbësorë, njohja me semaforët e këshilla të tjera.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.