Mbi 1500 gjoba dhe 15 konfiskime të patentë shoferit brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të policisë gjatë periudhës 06.10.2023-12.10.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1518 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 15 ngasës.

Njëherësh, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan gjatë javës ka vazhduar me lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e ciklit të ulët, duke shpërndarë rekuizita të ndryshme, aktivitete praktike në rrugë dhe ligjërata për siguri në trafik me komunikacion të zhvilluar, thuhet në njoftim.