Mbi 1600 gjoba dhe 45 konfiskime të patentë shoferëve

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Policisë, gjatë periudhës kohore 22.12.2023-28.12.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.607 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 26 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 31 aksidenteve me të lënduar si dhe janë shqiptuar 45 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike, thuhet në njoftim.