Mbi 1700 nxënës në Viti janë përfshirë në programin e kontrollit sistematik mjekësor

Vitia i ka përfunduar me sukses kontrollat sistematike shëndetësore për mbi 1700 nxënës të kësaj komune.

Saktësisht 1713 nxënës janë kontrolluar në aspektin shëndetësor nga ekipet mjekësore të QKMF-së së Vitisë.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ka thënë se pas një pune intenzive mbi 5 javore, kanë përfunduar vizita sistematike të nxënësve nëpër shkollat e komunës së Vitisë.

Gjatë kësaj kohe është bërë vlerësimi i parametrave shëndetësor të përcaktuar më parë te nxënësit e klasëve të para, të pesta dhe të nënta.

Ajo ka falënderuar drejtorinë e Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, të cilët e kanë lehtësuar punën e ekipit mjekësor dhe ka mundësuar që vizitat të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar.