Mbi 208 mijë vetura në Kosovë janë të pa regjistruara

Llogaritet se mbi 208 mijë vetura në Kosovë janë të pa regjistruara. Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po i pamundësojnë vendit të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.

E deri më tani numri automjeteve të paregjistruara është 208 mijë e 100 apo 30 për qind e automjeteve në vend që nuk kanë regjistrim, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i Byrosë Kosovare së Sigurimeve, Sami Mazreku.

Megjithatë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara Mazreku ka përmendur disa lehtësira, siç janë ndryshimi i pagesës së taksës në komunë si dhe të ndryshojë bartja e pronësisë.

“‘Shqetësues është se vitin e kaluar në muajin mars kur e kam publikuar lajmin e parë kanë qenë 128 mijë vetura në sistem të paregjistruara kurse para një muaji në publikimin e radhës që e kemi bërë ka dal që kanë 208 mijë e 100 vetura. Ajo çka kemi kërkuar edhe po kërkojmë që bashkërisht duhet të punojmë që ti heqim disa barriera për regjistrimin e veturave dhe ky numër të ndryshojë”.

“Ne e dimë që në këtë numër një pjesë e madhe janë nga viti 2000-2007. Heqja e kurzimeve, ndryshimi i pagesës së taksës në komunë, bartja e pronësisë të ndryshojnë dhe përfundimisht të krijojmë lehtësime sepse në këtë mënyrë e ulim numrin e automjeteve të paregjistruara”.