Mbi 280 të vdekur nga përplasja e trenave në Indi, qindra të plagosur

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Odisha të Indisë ka shkuar në 288 dhe mbi 1000 janë plagosur, raporton CNN.

Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë njerëz dyshohet se janë bllokuar nën vagona.

Më shumë se 115 ambulanca dhe disa njësi të shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Qindra njerëz janë mbledhur jashtë spitaleve për të dhuruar gjak.

Një zyrtar i lartë tha se rreth 850 njerëz janë shtruar në spital.

Ky konsiderohet si një nga aksidentet më vdekjeprurëse të trenave në Indi në kohët e fundit.