Mbi 300 të vdekur nga tërmeti në Haiti
Mbi 300 persona janë konfirmuar të vdekur në Haiti nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës, me magnitudë 7,2 i shkallës Rihter.
Tërmeti i fundit kishte një magnitudë 0,2 rihter më të fortë se ai i 11 viteve më parë, i cili u mori jetën 220 mijë personave dhe aktualisht ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë shumë herë më i lartë.
Presidenti i amerikan, Biden, premtoi menjëherë ndihma për qytetet e rrënuara. “Përmes USAID, ne po mbështesim përpjekjet për të vlerësuar dëmin, ndërsa do të japim menjëherë ndihmën tonë”, tha Biden, percjelle A2CNN
Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Uraganeve ka parashikuar që stuhia tropikale “Grace” të godasë Haitin mbrëmjen e së hënës duke i bërë edhe më të vështira përpjekjet e grupeve të kërkim shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

