Mbi 500 infermierë janë larguar nga Kosova brenda një viti

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së në Kosovë ka ngritur shqetësim të madh për ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., jane vetëm disa nga mbi 500 infermierëve të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgaditje që do të largohen gjatë vitit 2023 janë rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Albinfo.ch.

Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve.Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës, vqzhdon tutje reagimi.

Andaj kjo sindikate kërkon që vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.

“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”, thuhet në reagim.