Mbi 500 vjet nuk ka ndodhur eklips më i gjatë hënor se sot
Amerika e Veriut dhe pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut shijuan një eklips hënor, i cilësuar si eklipsi me kohëzgjatjen më të lartë që nga viti 1440.
Eklipsi nuk ishte i dukshëm në shumicën e shteteve të Evropës. Një eklips hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një linjë.
Eklipsi i sotëm, edhe pse vetëm i pjesshëm, zgjati tre orë, 28 minuta e 23 sekonda – më i gjati që nga 18 shkurti i vitit 1440 i cili zgjati 23 sekonda më pak se ky i sotmi.
Pasi mbaroi, Hëna u duk sërish e plotë.
Njerëzit e apasionuar pas fenomeneve hapësinore, para përfundimit të vitit mund të shijojnë disa shfaqje.
Shiu i meteorëve do të arrijë kulmin nga 13 deri më 14 dhjetor, dhe shiu i meteorëve Ursid do të arrijë kulmin më 22 dhjetor. Një eklips total i diellit, sipas NASA kur hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit, do të ndodhë më 4 dhjetor./Euronews


 
 
						 
						