Mbi 51.000 të vdekur nga COVID-19, vetëm 640 prej tyre të vaksinuar plotësisht
Në Angli, në gjashtë muajt e fundit kanë vdekur më pak se 700 persona të prekur nga COVID-19, të cilët ishin të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Sipas mediave britanike, nga 51,281 persona që vdiqën me virus, midis 2 janarit dhe 2 korrikut, rreth 38,964 ishin të pavaksinuar, ndërsa një pjesë e vogël kishin marrë dy doza të vaksinës.
Gjatë periudhës, e cila përfshin fazat e hershme të përhapjes së vaksinës, vetëm 640 persona me dozë të dyfishtë vdiqën nga Covid-19, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) të hënën në mëngjes.
Kjo përfaqëson 1.25% të vdekjeve nga Covid-19 në gjashtë muajt e parë të 2021. Dhe vetëm 256 prej tyre ishin në mesin e njerëzve të infektuar më shumë se dy javë pas dozës së dytë.
Siç është thënë deri më tani, duhen dy javë që mbrojtja e plotë të fillojë pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinat ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e vdekjes me këtë sëmundje.

