Mbi 600 kandidatë aplikuan në konkursin për specializantë
Në konkursin e fundit për specializantë, për 350 vende janë paraqitur rreth 600 kandidatë. Drejtimi më i preferuar ka qenë mjekësia familjare.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, interesimi më i madh ka qenë për Farmaci Klinike, Anesteziologji, Mjekësi Interne.
Konkursi për Shkollim Specialistik është hapur me datën 08 maj 2023 dhe është mbyllur 15 ditë pas shpalljes së konkursit.
Merret vesh se Bordi për Shkollim Specialistik aktualisht është në proces të shqyrtimit të aplikacioneve dhe pas përfundimit të shqyrtimit, në web faqen zyrtare të MSh-së do të publikohen rezultatet e konkursit.
Viteve të fundit, institucionet publike janë përballur me mungesë të stafit shëndetësor.

