Mbi 805 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë kundër COVID-19

Në Kosovë deri tani janë dhënë 1,777,085 doza të vaksinës.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës deri më sot 805,226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu, janë dhënë edhe 78,116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.